E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Atalanta e Berishës dhe Gjimshitit eliminon Juventusin
Sport

VIDEO/ Atalanta e Berishës dhe Gjimshitit eliminon Juventusin

Atalanta arriti një fitore madhështorë mbrëmjen e sotme në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke mundur Juventusin në shtëpi, me shfirat e thella 3-0, e duke e lënë jashtë kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Itali.

Me Berishën dhe Gjimshitin si titullarë, ekipi bluzi, që në minutën e 37-të, shënoi me Kastanj, që pas një gabimi në mesfushë, rrëmbeu një top dhe nuk fali ndaj Sheznit.

Ndërkohë, një pasim i Papu Gomez vetëm 2 minuta më pas, për Duvan Zapatën, bëri që një nga sulmuesit më në formë në Itali, të shënonte edhe të dytin me një goditje të fortë nga jashtë zone.

Edhe në të dytën, historia ishte e njëjtë. Ekipi i Allegrit, i cili u përjashtua nga arbitri pas golit të dytë, u duk i pafuqishëm për të reaguar, dhe goditjen e fundit fatale, ja dha sërish Duvan Zapata, në minutën e 86-të, i cili mposhti Sheznin, pas një gafe të De Shiljos që i dhuroi topin në mbrojtje.

Kështu, Atalanta kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, dhe tashmë do të ndeshet me Fiorentinën, që shkatërroi Romën me shifrat 7-1.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.