E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Barcelona e magjishme në ‘Bernabeu’
Sport

VIDEO/ Barcelona e magjishme në ‘Bernabeu’

Barcelona marshon e sigurt drejt titullit kampion në La Liga.

Katalanasit e drejtuar nga Leo Messi kanë mposhtur 1-0 në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Real Madridit.

Golin e vetëm të takimit e shënoi kroati Rakitic i cili në minutën e 26’ finalizon mjaft bukur super aksionin e Barcelonës.

Në “tempullin” e Realit u zhvillua një ndër ndeshjet më të bukura të sezonit ku nuk mungoi spektakli nga të dyja skuadrat.

Raste të panumërta për shënim por dy portierët treguan nivel të lartë duke neutralizuar çdo gjuajtje që vinte në drejtim të portës kundërshtare.

Pas kësaj fitore, Barcelona udhëheq e vetme La Ligan me 60 pikë të grumbulluara, 10 më shumë se Atletico dhe 12 nga Reali i Madridit që duket se i ka thënë lamtumirë titullit kampion.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.