E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Berisha bën mrekullinë, shikoni çfarë pritje!
Sport

VIDEO/ Berisha bën mrekullinë, shikoni çfarë pritje!

Portieri shqiptar Etrit Berisha ka qenë deçiziv në ndeshjen e sotme të skuadrës së tij Atalanta përballë Beneventos.

Në minutën e 40-të, portieri shqiptar bën një pritje jetike për Atalantën. Sulmuesi i skuadrës mike Samuel Armenteros, pas një krosi godet me kokë nga një distancë e afërt me portën. Berisha hidhet dhe arrin të presë, duke shpëtuar kështu rezultatin. Ky ishte edhe rasti më i mirë për Beneventon, që vijon pa pikë në kampionat.

Më pas, në minutën e 75-të, Bryan Cristante shënon për vendasit. Ky ishte gol i vetëm i takimit, që i dha skuadrës bergamase tre pikë të rëndësishme për luftën për zonën europiane.

Me këtë fitore, Atalanta renditet në vendin e 10-të, 7 pikë larg vendit të pesetë që të çon në “Europa League”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.