VIDEO/ Berisha nxjerr gënjeshtrën e Ramës pas zjarrit në lndfillin e Elbasanit
https://www.instagram.com/reel/DCMIbP_tMEQ/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Kreu i PD-së Sali Berisha, ditën e sotme ka publikuar një video, një deklaratë të kryeministrit Edi Rama në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.
Në videon e publikuar, kryeministri shprehet se nuk ka asnjë aferë dhe e quan revolucion kazanin me naftë në Elbasan që është jashtë funksionit pasi kërkon miliona euro në vit për t’u vënë në punë.
“S’ka asnjë aferë. Ky është revolucion. Është pjesë e revolucionit për të pastruar Shqipërinë. Sot Elbasani po merr frymë. Kjo është puna ime sepse këtu beteja është plehrat apo ajri i pastër?”, ka deklaruar kryeministri Rama.
Kjo deklaratë është publikuar gjatë komisionit hetimor për inceneratorët, ku reklamoheshin si histori suksesi dhe jo si afera korruptive që gllabëronin miliona euro nga taksapaguesit e varfër shqiptarë.
Berisha e ka nxjerrë zbuluar Ramën në gënjeshtër pasi vetëm një ditë më parë landfilli i Elbasanit u përfshi nga flakët, u dogjën mbetjet të cilat supozohet se do të trajtoheshin në incenerator.
“Djegësi i Elbasanit punoi vetëm dy javë! E blenë vjetërsirë”, shkruan Berisha krahas videos.
24 milionë euro janë dhënë nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një inceneratori në Elbasan.
Ky incenerator nuk është gjë tjetër veçse një kazan me naftë, i cili herë punon dhe herë futet në remont.
Për këtë skandal, Apeli i GJKKO-së dha dje vendimin e formës së prerë, që dënonte me burgim njerëzit që fshihen pas kësaj afere, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Stela Gugalljan, ish-ministrin Lefter Koka, ish-sekretarin e tij, Alqi Bllako dhe ish-zyrtarë të tjerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



