E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Bind Zvicra e shqiptarëve ndal Brazilin
Sport

VIDEO/ Bind Zvicra e shqiptarëve ndal Brazilin

Brazili nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Zvicrës së shqiptarë. Skuadra e Tites, kaloi e para në avantazh me super golin e Kutinjos në minutën e 20-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në avantazhin e një goli.

Zvicra

Në pjesën e dytë, zviceranët nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 50-të me anë të Zuber, i cili goditi saktë me kokë nga brenda zonës.

 

Kutinjo gol

Pas këtij momenti, Zvicra arriti të mbronte rezultatin, duke provuar disa herë me kundërsulme. 4 ishte numri i shqiptarëve që u aktivizuan titullarë me kombëtaren helvete. Xhaka, Shaqiri dhe Xhemaili u aktivizuan 90 minuta, ndërsa Behrani u zëvendësua në minutën e 71-të. Sfidën e radhës Brazili do e luajë ndaj Kosta Rikës, ndërkohë që Zvicra do të përballet me Serbinë.

LIVE| BRAZIL-ZVICËR 1-1

Kutinjo 20′ / Zuber 50′

90+1′ Pa fat Brazili në këto minuta. Mirana gjuan fuqishëm nga jashtë zonës, topi kalon ngjitur me shtyllën.

90′ Somer shpëton Zvicrën, pas goditjes me kokë të Firminjos. Grushtimi i portierit i heq mundësinë e shënimit Brazilit.

88′ Pranë golit të dytë Brazili. Nejmar gjuan me kokë pas një harkimi nga e djathta, topi shkon në duart e Somer.

87′ Zëvendësim i tretë te Zvicra, largohet Lihshtajner, në fushë Lang.

80′ Zvicra kryen zëvendësimin e dytë, largohet Seferoviç, në vëndë të tij Embolo.

79′ Zëvendësim i tretë te Brazili, largohet Zhezus, në fushë Firmino.

72′ Provon Blerim Xhemaili me një gjuatje nga distanca, topi përfundon në duart e portierit Alison.

70′ Zëvendësim te Zvicra, largohet Behrami, vendin e tij e zë Zakaria.

69′ Shans i artë për Brazilin, Kutinjo godet jashtë kuadratit nga 15 metra distancë.

68′ Valon Behrami ndëshkohet me karton të verdhë, përsëri ndërhyrje e gabuar ndaj Nejmarit.

67′ Brazili kryen zëvendësimin e dytë, largohet Paulinjo, vendin e tij e zë Reanto Augusto.

65′ Ndëshkohet edhe Shar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Nejmar.

57′ Nejmar provon të befasojë me një goditje, topi devijohet dhe përfundon në goditje nga këndi.

50′ GOOOL Zvicra. Pas një harkimi të Shaqirit nga këndi, Zuber ka goditur bukur me kokë duke tundur rrjetën. 

46′ Starton pjesa e dytë, Brazili kërkon golin e sigurisë.

Mbyllet pjesa e parë. 

31′ Lihshtajner ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Nejmarit.

20′ GOOOL Brazili. Kutinjo kalon në avantazh “seleçaot” me një predhë nga jashtë zonës, topi u ndal në trekëndësh. 

Kutinjo gol

12′ Aksion i shkëlqyer i skuadrës braziliane me anë të Paulinjo, topi ka kaluar ngjitur me shtyllën pingule të portierit Somer.

Humels

3′ Zvicra jep sinjalin e parë me Xhemailin, mesfushori nuk arrin të kordinohet siç duhet brenda zonës.

1′ Ka startuar takimi.

Brazili: Alison, Danilo, Tiago Silva, Miranda, Marselo, Kasemiro (Fernandinjo 59′), Paulinjo, Kutinjo, Uillian, Gabriel Zhesus, Nejmar.
Trajner: Tite

Zvicra: Somer, Lihtshtajner, Akanji, Shar, Rodrigez, Behrami, Xhaka, Shaqiri, Xhemajli, Zuber, Seferoviç.
Trajner: Vladimir Petkoviç

Formacionet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.