VIDEO/ Enkelejd Alibeaj sqaron akuzat për financimet e dyshimta nga Paraguaji
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur akuzave se ai mbështetet dhe financohet nga një person nga Paraguaji.
Në një prononcim për mediat, Alibeaj i ka konsideruar këto informacione si fantazi e sëmurë dhe histori shpifjesh e trillimesh.
“Duhet të jetë fantazi e sëmurë që përmendet Paraguaji. Është një histori shpifjesh dhe trillimesh. Duhet të mësohen me faktin që mund të ketë politikanë të pakorruptuar dhe të pashantazhueshëm. Jemi në një mbledhje që synon bashkimin e demokratëve dhe e ardhmja e PD-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



