E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Gruaja  nga Shkodra jeton në kushte të vështira në konvikt: Më mirë të hidhem në Bunë!
Lajme

Video/ Gruaja nga Shkodra jeton në kushte të vështira në konvikt: Më mirë të hidhem në Bunë!

https://www.instagram.com/reel/C76gP5dNiZC/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Jetojnë në kushte të mjerusheshme, me vetem 58 mijë lek të vjetra të ardhura në muaj, në një dhomë konvikti që nuk ofron asgjë. S’ka ujë, s’ka banjo…muret me lagështirë…

Tonin e Mirjeta Gomila bashkë me fëmijët e tyre 9 dhe 4 vjeç, jetojnë në konviktin e shkollës “Arben Broci”, i ka strehuar aty Bashkia Shkodër për disa ditë, por kanë kaluar 7 muaj dhe nuk interesohet më askush për ta. Nuk punojnë asnjëri prej tyre. Tonini ka kryer një operacion në zemër ndërsa Mirjetës gjithashtu i është konstatuar një gjëndër në gjoks.

Konvikti në tërësi është i degraduar, në ambjente të tilla në fakt nuk mund të jetojnë njerëzit. Fëmijët e çiftit sëmuren herë pas here për shkak të mungesës së theksuar të higjienës, madje djali i vogël pak ditë më parë ka kaluar edhe një infeksion të rëndë për shkak të kushteve të këqija në të cilat jeton dhe është shtruar në spital.

Shumë herë fëmijët shkojnë në shkollë e kopsht pa ngrënë, flenë pa ngrënë sepse prindërit e tyre nuk kanë mundësi ti sigurojnë as ushqimin. Një histori përtej varfërisë, një histori përtej mjerimit që të bën të mendosh thellë…

Bashkia Shkodër i ka braktisur aty dhe nuk është interesuar më për këtë familje, për t’i akomoduar në ndonjë konvikt tjetër apo tek banesat sociale. I ka ‘strehuar’ aty për disa ditë dhe nuk i ka interesuar asgjë më shumë ndonëse i kanë premtuar se qëndrimi aty do ishte i përkohshëm dhe emergjent.

Në cilësinë e anëtares së Këshillit Bashkiak dhe anëtares së komisionit të Çështjeve sSociale, i bëj thirrje Bashkisë Shkodër dhe Drejtorisë së Shërbimit Social, të merren urgjentisht me këtë rast dhe të lehtësojnë situatën e kësaj familje duke i akomoduar fillimisht në të tjera ambjente. Ky është ndër rastet që do ta ndjek personalisht hap pas hapi pasi në vitin 2024 nuk mundet që pushteti lokal të jetë kaq indiferent dhe inekzistent për familje të tilla që s’kanë as bukë për t’i dhënë fëmijëve. Ky rast mjerimi I tejskajshëm duhet të gjejë zgjidhjen në mënyrën më të shpejtë të mundur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.