VIDEO/ Ikardi “vrastar”, Interi mposht Milanin në frymën e fundit
Interi ka mposhtur Milanin me rezultatin 1-0 në derbin e “Madoninës”. Goli i kapitenit Ikardi iu dha fitoren zikaltërve, të cilët e dominuan takimin.

LIVE| INTER-MILAN 1-0
Ikardi 90+1′
77′ Rast i mirë për Interin, Valero nuk koordinohet saktë para portës.
62′ Interi krijon herë pas here raste të rrezikshme në portën e Milanit, por pa gjetur rrugën e rrjetës.
46′ Starton pjesa e dytë, Interi menjëherë në sulm.
Mbylle pjesa e parë. Një ndeshje spektakolare ku nuk kanë munguar rastet e shumta të shënimit.
42′ Një tjetër gol i anuluar për pozicion jashtë loje, tani është radha e Musakios që e dërgon topin në rrjetë, por goli s’vlen.
34′ Shtylla i mohon golin e avantazhit mbrojtësit Stefan De Vraj. Me fat Milani.
30′ Zëvendësim i detyruar te Interi, largohet Naingolan i dëmtuar, në fushë Borja Valero.

GOLI I ANULUAR I IKARDIT:
FORMACIONET ZYRTARE:
Inter (4-2-3-1): Handanoviç; Vrsaljko, de Vrij, Skriniar, Asamoa, Vesino, Brozoviç, Politano, Naingolan, Perisiç, Ikardi Trajner: L. Spaleti
Milan (4-3-3): Donaruma, Kalabria, Musakio, Romanjoli, Rodrigez, Kesi, Bilja, Bonaventura, Suso, Higuain, Çalhanoglu Trajner: Xh. Gatuso

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



