E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Ja momenti i ekzekutimit të Elton Javerit në Fier
Lajme

VIDEO/ Ja momenti i ekzekutimit të Elton Javerit në Fier

🎥VIDEO/ Ja momenti i ekzekutimit të Elton Javerit

Publikohen pamjet e ekzekutimit të 41-vjeçarit Elton Javeri, ngjarje e ndodhur rreth mesditës së sotme, në lagjen “16 Prilli” në Fier. Autori i dyshuar i krimit është shtetasi Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç.

Video e mëposhtme tregon momentin e vrasjes së 41-vjeçarit, i cili ndodhej në automjetin tip “Porsche Cayene” ngjyrë të zezë, ndërsa autori me makinë të tipit “Mercedes Benz” ngjyrë gri të errët.

Dyshohet se Agim Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin tip “ Benz” duke i dalë paralel, siç shihet dhe në videon e publikuar nga Klan Tv.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur viktima ka ulur xhamin e makinës, ndërsa i dyshuari Agim Gashi e ka qëlluar me pistoletë, teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë, të cilat i sollën edhe vdekjen.

Para automjeteve të viktimë dhe autorit, ndodhet dhe një automjet tjetër tip “Mercedes Benz”, i cili nuk ka lidhje me ngjarjes, teksa drejtuesi i saj ka qenë dëshmitar i ngjarjes së rëndë.

Elton Javeri ka lëvizur me automjet edhe për disa metra pas atentatit dhe ka ndaluar rreth 100 metra larg vendit. Automjeti “Porche” u gjet me derën e hapur, por siç duket Elton Javeri vetëm sa ka hapur derën dhe nuk ka mundur të dalë jashtë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, 41-vjeçari nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.