E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/  Kampionët e nisin  me humbje Superligën
Sport

VIDEO/ Kampionët e nisin me humbje Superligën

Kukësi ka mposhtur Partizanin në sfidën hapëse për sezonin e ri në Kategorinë Superiore.

Verilindorët fituan me rezultatin 1-0 përballë të kuqve pasi në minutën e 39’ Vasil Shkurtaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë!.

Pjesa e parë përfundon në avantazhin e Kukësin, ndërsa edhe në fraksionin e dytë të lojës Partizani i Lerdës nuk kishte ide të qarta për të shënuar.

Kukësi sot ishte më agresiv dhe më kërkues, duke rrezikuar me shpejtësi në çdo moment kur dukej se të kuqtë po diktonin ritmin e tyre me kundërsulme të shpejta.

Vlen të theksojmë që në minutën e 63′ arbitri nxjerr dy kartona të kuq për shkak të gjesteve antisportive! Ndëshkohen Bruno Lulaj për Kukësin dhe Solomon i Partizanit.

Sulmuesi i kuq godet me kokë mbrojtësin e Kukësit, teksa ky i fundit e shtyn. Nuk fal gjyqtari Jorgji, që i largon të dy nga fusha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.