E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Kërcet sherri, grushte e shkelma mes mjekëve në spital
Lajme

VIDEO/ Kërcet sherri, grushte e shkelma mes mjekëve në spital

Një incident i rëndë është regjistruar brenda ambienteve të Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku dy mjekë kirurgë janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në repartin e Kirurgjisë së Fëmijëve në Prishtinë, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë momentin kur dy mjekët përplasen me grushte dhe shkelma në korridorin e spitalit.

Sipas raportimeve të mediave në Kosova, konflikti dyshohet të ketë nisur për shkak të një rasti pacienti. Pas incidentit, të dy mjekët janë pezulluar nga detyra për një periudhë prej gjashtë muajsh dhe ndaj tyre është bërë edhe kallëzim në polici.

Në një reagim zyrtar, policia bëri të ditur se është regjistruar një rast për përleshje fizike brenda QKUK-së.

“Kemi pranuar denoncimin për një përleshje fizike, e cila ka ndodhë në QKUK në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar ‘Sulm’. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur më 26 janar ose pak ditë më herët, ndërsa pamjet nga konflikti janë bërë publike vetëm sot. Nga videoja duket se njëri prej mjekëve është duke folur në telefon në momentin kur tjetri i afrohet dhe e sulmon fizikisht. Më pas përplasja përshkallëzohet dhe korridori i spitalit shndërrohet në një skenë përleshjeje.

Konflikti është ndalur vetëm pasi një mjek i tretë ka ndërhyrë për të ndarë dy protagonistët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.