E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Kuqezinjtë arrijnë fitore rekord në Moldavi
Sport

VIDEO/Kuqezinjtë arrijnë fitore rekord në Moldavi

Ndeshje perfekte! Dakord, Moldavia nuk është as fFranca dhe as Turqia, por po luanim në transfertë dhe vinim pas një humbjeje dramatike kundër turqve. Shqipëria fiton kundër Moldavisë me rezultatin 4-0 dhe nuk i jep asnjë shans kundërshtarëve. 

Cikalleshi golDominim absolut, që shoqërohet edhe me një rekord: Shqipëria nuk i kishte shënuar kurrë në një ndeshje kualifikuese tre gola në pjesën e parë. Ka ndodhur vetëm një herë, në atë fitoren 4-1 kundër Lituanisë në vitin 2013, por ajo ishte miqësore. Përtej kësaj, u pa një skuadër që funksionon.

 

Trashi goli Shqiperia

Trashi që shënon në debutim një super gol dhe dy debutues të tjerë si Selahi dhe  Kumbulla. Serinë e golave e hapi Cikalleshi, më pas dyfishoi Bare. Kjo, edhe falë dy gafave në mbrojtje të mbrojtësve dhe portierit vendës. Më pas vjen predha e Trashit që çarmatosi tërësisht vendësit.

Shqiperia goli

Në pjesën e dytë kuqezinjtë u mjaftuan vetëm me administrimin e lojës, por spektakli nuk kish mbaruar. Në minutën e fundit, një shpërthim i Roshit të futur në pjesën e dytë ndihmon Manajn të shënojë me thembër. Një mbrëmje spektakolare për Shqipërinë, që u mbështet fuqimisht edhe nga tifozët kuqezi, që as në këtë transfertë nuk e lanë vetëm kombëtaren. Përkundrazi, dëgjoheshin vetëm ata në stadium.

MOLDAVI-SHQIPËRI 0-4

Cikalleshi 22′, Bare 34′ , Trashi 40′ , Manaj 90′  

KOMENTI LIVE: 

90′ GOOOOL SHQIPËRIA 0-4/ Gol me finte, Rei Manaj, gjen rrugën e rrjetës, duke vulosur takimin, pas asistit fantastik të Roshit! 

88′ Dy zëvendësime te Shqipëria, largohen Ismajli dhe Bare, në lojë 2 debutuesit Kumbulla dhe Selahi.

87′ Bare jep një asist fantastik për Roshin, i cili vonohet në goditje, ndërhyn mbrojtësi kundërshtar që harkon rrezikun në këndore.

86′ Jonica lëshon një gjuajtje nga distanca, kontrollon Strakosha.

82′ Gjasula dhe trajneri Edi Reja ndëshkohen me kartonë të verdhë nga gjyqtari, për protesta.

75′ Zëvendësim i parë te Shqipëria, largohet nga fusha, Sokol Cikalleshi, vendin e tij e zë Odise Roshi.

70′ Rasti i parë i rrezikshëm për Moldavinës. Prepelica godet me kokë brenda zonës, pas një harkimi nga goditja e dënimit, por jashtë kuadratit.

68′ Trashi provon një gjuajtje nga distanca, por  sërish jashtë kuadratit.

63′ Gjasula provon të majtën nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

55′ Abrashi dhuron spektakël në këto momente, triblon bukur disa kundërshtarë, provon me një gjuajtje, por bllokon portieri kundërshtar.

54′ Traversa i mohon golin e 4-t Shqipërisë dhe të dytin personal mesfushorit Keidi Bare, i cili pas një asist të Abrashit nga e majta, goditi me të parën, duke e stampuar topin në traun e portës!

53′ Minuta mjaft të mira për Shqipërinë, Veseli kombinon bukur dhe porvon të shënojë, por gjuajtja e mbrojtësit bllokohet në momentin e fundit nga moldavët!

49′ Shqipëria nuk mjaftohet me 3 gola, teksa provon të shënojë të katërtin me Manaj, por sulmuesi i Albasetes nuk tregohet efikasës në zonë!

46′ Bare ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

40′ GOOOOL SHQIPËRIA 0-3/ Debitim ëndrrash, Lorenc Trashi shënon një supergol! Pas një depërtimi nga e majta, futbollisti i Partizanit, përfiton nga një gabim i mbrojtësit moldav, duke lëshuar një predhë me të majtën! Fantastik goli i gramshiotit. 

34′ GOOOOL SHQIPËRIA 0-2/ Gafa amatoreske e portierit Koshelev, i cili i dhuron një top Bares, i cili me portën e boshatisur nuk fal, duke dyfishuar shifrat! 

30′ Tjetër rast i rrezikshëm për Shqipërinë. Provon Manaj me një goditje në hyrje të zonës, por kontrollon portieri vendas.

29’ Mudrak ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Bares dhe kërkon menjëherë zëvendësim pasi është dëmtuar, vendin e tij e zë Rozgoniuç.

22′ GOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Zhbllokohet sfida! Sokol Cikalleshi kalon në avantazh Kombëtaren e Rejës, pas një gafe në mbrojtje të moldavëve! 

19′ Kombinime të shumta të lojtarëve shqiptarë, por mungon finalizimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.