VIDEO/ Liverpooli i mrekullueshëm në finalen e Championsit. Poshtërohet Barcelona
Ndeshja e parë në “Camp Nou” kishte përfunduar 3-0 për katalanasit, por në kthim ndodh mrekullia.
Liverpooli përmbys 4-0, duke u kualifikuar për në finalen e madhe që do të luhet në “Wanda Metropolitano” të Madridit.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Liverpoolin, me golin e shënuar që në minutën e 7-të nga Origi.
Liverpooli shënon dhe tre herë në të dytën. Wijnaldum realizon golin e dytë dhe të tretë në minutat 54 dhe 56.
Origi në minutën e 79-të tund rrjetën që i jep kualifikimin historik anglezëve.
Skuadra e Klopp pret tashmë kundërshtarin, që do të përcaktohet nesër nga sfida Ajax-Tottenham.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



