Video-mesazhi i Radojës për Teatrin Kombëtar: Ata që ndihen “mbretër’ do të mbyten në të keqen e tyre
Si mbështetës i kauzës së Teatrit Kombëtar, aktori Gulielm Radoja, ka dërguar prej qytetit të tij Durrësit, një videomesazh ndaj kolegëve dhe qytetarëve (Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit, që po mbrojnë godinën prej dy vitesh e 3 muajsh.
Gjatë fjalës së tij, ai përsërit përkrahjen ndaj kësaj ccështje, dhe kritikon ashpër masat që po meren për ta shembur objektin
“Ndihem shumë i emocionuar, për atë që po ndodh me teatrin tonë. Megjithëse jam prononcuar, e ndiej si detyrim t’i them dhe dy fjalë. Nuk ka gjë më të turpshme, se kjo që po ndodh, po më shumë se sa turp, ky është një krim. Është një krim i atyre që thonë se “Unë jam mbret dhe bëj çfarë të dua”. Por ata do të mbyten në të keqen e tyre. Unë jam me ju, pavarësisht se jam në Durrës dhe nuk vij dot. Jam me ju miqtë e mi. Ne do të fitojmë”, shprehet Radoja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




