E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Mesi “lë në baltë” Argjentinën, Islanda barazim historik
Sport

VIDEO/ Mesi “lë në baltë” Argjentinën, Islanda barazim historik

Argjentina zhgënjeu në ndeshjen e parë të Botërorit, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj debutuesve të Islandës. Serxhio Aguero kaloi në avantazh të tijtë në minutën e 19-të, ndërsa Finbogson barazoi rezultatin 5 minuta më vonë.

mesi

Në minutën e 64-t, ylli i argjentinasve, Lionel Mesi i kishte të gjitha shanset të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë por 30-vjeçari gaboi nga pika e bardhë. Edhe pse Argjentina u hodh me të gjitha forcat në sulm në kërkim të avantazhit, nuk mundi dot të fitonte.

 

FT: ARGJENTINË-ISLANDË 1-1

Agurero 19′ / Finboganson 24′

PENALLTIA E HUMBUR E MESIT: 

 

 


FORMACIONET ZYRTARE: 

Argjentina: Kabajero, Salvio, Otamendi, Rojo, Taljafiko, Bilia (Banega 54′),  Maskenaro, Di Maria (Pavon 75′),  Mesi, Meza (Higuain 84′), Aguerro. Trajneri: Sampaoli

Islanda: Halldorson, Saevarson, Arnason, Sigurdson, Magnuson, Bajrnason, Hallfredson, Gunarson (Skulason76′),  Gudmundson (Gislason), G.Sigurdson, Finbogason (Sigurdarson 89′) Trajner: Hallgrimson.

Formacionet

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.