E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Momenti kur vritet në aeroport biznesmeni i kriptomonedhave!
Lajme

VIDEO/ Momenti kur vritet në aeroport biznesmeni i kriptomonedhave!

Biznesmen brazilian, Antonio Vinicius Gritzbach, u ekzekutua me gjakftohtësi në një atentat ndaj tij në aeroportin ndërkombëtar të Sao Paulos në Guaruljo, ndërsa 3 persona u plagosën.

Antonio Vinicius Gritzbach

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj biznesmenit pasi doli nga një makinë e zezë e parkuar jashtë Terminalit 2 të aeroportit, i cili përdoret kryesisht për fluturimet e brendshme.

Antonio Vinicius Gritzbach kishte marrë kërcënime për jetën e tij nga banda kriminale braziliane e njohur si PCC.

Biznesmeni i kriptomonedhave ishte akuzuar për pastrim parash të grupit kriminal PCC dhe së fundmi kishte hyrë në një marrëveshje me prokurorët për të dhënë informacione rreth organizatës kriminale, sipas policisë. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur viktima qëllohet për vdekje jashtë aeroportit.

PCC, e krijuar në gusht 1993, është bërë banda kriminale më e rrezikshme e Brazilit, duke pushtuar tregjet e drogës, rrugët e kontrabandës, lagjet e varfra dhe burgjet në të gjithë Brazilin, përfshirë qoshet e largëta të Amazonës.

Vitet e fundit, grupi ka rritur lidhjet e tij ndërkombëtare, duke krijuar aleanca fitimprurëse me partnerë të tillë si prodhuesit bolivianë të kokainës dhe mafiozët italianë.

PCC kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme të trafikut drogës të Amerikës së Jugut – që lidh Bolivinë dhe Brazilin me Evropën dhe Afrikën – dhe është përgjegjës për vendosjen e bombave në makina, atentate dhe vrasje në vende të ndryshme të Evropës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.