E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Pati probleme gjatë ngritjes, shpërthen në flakë aeroplani me 113 pasagjerë në bord
Publik News

VIDEO/ Pati probleme gjatë ngritjes, shpërthen në flakë aeroplani me 113 pasagjerë në bord

aeroplan pasagjerësh i Tibet Airlines ka shpërthyer në flak pasi doli nga pista në qytetin jugperëndimor kinez të Chongqing këtë të enjte në mëngjes.

Të 113 pasagjerët dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit u “evakuan në mënyrë të sigurt”, tha linja ajrore përmes një deklarate për media.

Më shumë se 40 pasagjerë patën lëndime të lehta u dërguan në spital, bën me dije Aeroporti Ndërkombëtar Chongqing Jiangbei.

Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC) tha se 36 persona pësuan mavijosje dhe ndrydhje gjatë evakuimit.

“Sipas ekuipazhit të fluturimit, avioni ka përjetuar një anomali gjatë ngritjes. Ata e ndaluan ngritjen pas procedurave,” tha CAAC. “Pasi avioni doli nga pista, motori u gërvisht në tokë dhe mori flakë. Zjarri është shuar.”, thuhet në njoftimin e CAAC.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon pasagjerët të cilët vrapojnë nga avioni për të shpëtuar jetën e tyre.

Fluturimi ishte nisur për në Nyingchi në Tibet. Pamjet e postuara tregojnë flakët e furishme të cilat kanë përfshirë pjesën e përparme të mjetit fluturues.

Shkaku i aksidentit është nën hetim dhe operacionet e fluturimit në aeroport janë kthyer në normalitet, bën me dije aeroporti.

Incidenti erdhi më pak se dy muaj pasi një avion i linjës ajrore China Eastern Airlines me 132 persona u rrëzua në malet e rajonit Guangxi të Kinës jugore, duke vrarë të gjithë personat në bord. Autoritetet janë ende duke hetuar shkakun e rrëzimit dhe për këtë aksident ajro

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.