E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Rama i lidhur  me ish-zyrtarin e FBI-së  McGonigal
Lajme

VIDEO/ Rama i lidhur me ish-zyrtarin e FBI-së McGonigal

 

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar me krenari, lidhjen miqësore me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, i arrestuar nën akuzën se ka pranuar shumë të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar si dhe ka marrë udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë.

Emri i McGonigal  u përmend për here të parë krah emrit të Kryeministrit Edi Rama, në shtator të vitit të shkuar kur po hetohej për lidhjet me  rusët.

Në atë kohë, i pyetur për lidhjet e tij me McGonigal, Rama u shpreh se  shefi i kundërterrorit të FBI ishte miku i tij dhe mohoi që qeveria e tij dhe ai vetë të kishin lidhje të tjera me ish-zyrtarin e FBI.

Por sot, disa muaj më vonë, këto deklarata të Kryeministrit Edi Rama janë hedhur poshtë nga hetimet në SHBA, që vërtetojnë se Mcgonigal është paguar nga Kryeministri Edi Rama për shërbime që ka kryer, ku përfshihen edhe ndërhyrje në institucionet amerikane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.