E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Real Madridi , turpërohet në ‘Bernabeu’ nga Sociedadi
Sport

VIDEO/ Real Madridi , turpërohet në ‘Bernabeu’ nga Sociedadi

Real Sociedad ka turpëruar Real Madridin me rezultatin 0-2 në “Santiago Bernabeu”, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të La Ligës.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 3-të falë golit të shënuar nga sulmuesi Willian Jose nga pika e bardhë e penalltisë.

Reali u përpoq që të barazonte rezultatin që në pjesën e parë, por nuk ia doli dot.

Në pjesën e dytë situata u vështirësua për madrilenët, pasi në minutën e 61-të Lucas Vazquez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Miqtë dyfishojnë rezultatin në të 83’ me Pardo, duke i vënë kapakun sfidës.

Pas kësaj humbjeje, Real Madridi renditet në vendin e 5-të me 30 pikë, ndërsa Real Sociedad në vendin e 11-të me 22 pikë.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.