VIDEO/ Reali “Mbret i Europës”, Bejl dhe portieri i Liverpulit i japin trofeun e 13-të
Gola, gabime, lot dhe spektakël, por në fund feston Reali. Skuadra e Zinedin Zidan ka arritur të triumfojë për herë të 13 në histori, duke mposhtur Liverpulin me rezultatin 3-1. Dy gafat amatore të portierit Karius dhe “kryevepra” e Bejl me rofeshatë i dhanë fitoren skuadrës madrilene.

Sadio Mane ishte autori i golit që vendosi baraspeshën në minutën e 55-të, por vetë kaq, pasi goli i tij nuk mjaftoi. Një finale e hidhur për Liverpulin, e cila humbi yllin e skuadrës në minutën e 30-të për shkak të një dëmtimi.

Gareth Bej ishte asi nën mëngë i Zizusë, që me futjen në pjesën e dytë, ndryshoi komplet lojën e Realit.

LIVE| REAL MADRID-LIVERPUL 3-1
Benzema, Bejl (2) / Mane
Përfundon takimi, Reali i Mardidit, kampion i Championsit për herë të 13-të.
83′ Portier amator! Bejl shënon gol nga një goditje pa prentedime, topi i ka shpëtuar nga duart gardianit të Liverpulit.
82′ Përsëri Reali në sulm. Gjuajtja e Benzema është ndalur në mënyrë të shkëlqyer nga portieri Karius.
74′ Pranë golit të tretë Reali me anë të Ronaldos, ndërhyrja vendimtare e Robertson ka shpëtuar të kuqtë.
70′ Mane lëshon një gjuajtje potente nga distanca, topi ndalet nga shtylla.
64′ Gareth Bejl kalon në avantazh Realin, me një super rofeshatë brenda zonës duke shokuar të gjithë të pranishmit.
55′ Sadio Mane barazon rezultatin, pas topit të gjuajtur me kokë nga Lovren, sulmuesi i Liverpulit, i ndodhur në vendin e duhur e shtyn drejt rrjetës.
51′ Gafa qesharake e portierit të Liverpulit, Benzema kalon në avantazh Realin.
48′ Gjuajtja e Iskos nga brenda zonësh është stampuar në traversë. Shpëton për mrekulli porta e Liverpulit.
Përfundon pjesa e parë, Real Madrid-Liverpul 0-0.
43′ Karim Benzema gjen golin e avantazhit, por kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje.
36′ Edhe mbrojtësi i Realit, Dani Karvajal largohet nga fusha e lojës i dëmtuar dhe me lot në sy, vëndin e tij e zë Naço.
30′ Muhamed Salah shpërthen në lotë, largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, duke i lënë vendin Lallanës.

23′ Liverpuli i afrohet ndjeshëm golit me Aleksandër Arnold, gjuajtja e mborjtësit është ndalur nga portieri Kejlo Navas.
FORMACIONET ZYRTARE:
Real Madrid: Navas, Marcelo, Ramos, Varane, Karvahal, Kasemiro, Modriç, Kros, Isko, Ronaldo, Benzema.
Trajner: Zinedin Zidan
Liverpul: Karius, Aleksander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Henderson, Milner, Vijnaldum, Salah, Mane, Fimino.
Trajner: Jurgen Klop

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



