E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/  Shihni golin e  spektakolar të Mesit në SHBA
Sport

VIDEO/ Shihni golin e spektakolar të Mesit në SHBA

Leo Mesi ka gjetur veten në mënyrën më të mirë të mundshme pas transferimit në Amerikë, aty ku me Inter Majemin ka arritur të fitojë trofeun e parë. Argjentinasi ishte protagonist në finalen e Kupës së Ligës kundër Nashvil, aty ku skuadra e tij fitoi me penallti.

Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 1-1, ku ishte pikërisht Mesi ai që shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij. Në minutën e 23 të takimit, Mesi e sheh veten të rrethuar nga 4 mbrojtës kundërshtarë megjithatë arrin të godasë mjaft bukur nga jashtë zone për të shënuar.

Pak minuta më vonë, Pikault arrin të barazojë rezultatin në 1-1 dhe nga penalltitë, Inter Majemi ishte skuadra më e saktë, ku u ekzekutuan nga 11 penallti nga secila skuadër, teksa u humb vetëm 1 nga Inter Majemi. 

Për Mesin, ky ishte trofeu i 44 në karrierën e tij, duke u bërë futbollisti me më shumë trofe të fituar në histori

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.