VIDEO skandaloze/ Në mes të Tiranës pirgu me plehra
29 Tetor 2023 kjo është pamja skandaloze që përsësitet e përsëritet jo shumë larg por në mes të Tiranës. Turistët që frekuentojnë zonën e ish-bllokut përballen çdo dité me pirgun e plehrave. E diela e tretë që dal nga shtëpia dhe përballem me situatën skandaloze të pirgut të mbetjeve. Bashkia e Erion Veliajt e ka pushim të shtunë dhe të dielë. Firmat e pastrimit që fitojnë miliona euro nga tenderat me 99% të fondit limit duket se nuk mbajnë aspak përgjegjësi për mbetjet dhe pastrimin e Tiranës.
Prandaj Tirana noton në mbeturina. Vëzhgimi i bërë nga ” PUBLIK” është fokusuar në disa zona të Tiranës si në zonën e Liqenit, Kompleksi Dinamo, Komuna e Parisit, Fresku, Vasil Shanto, Kopshti Botanik, Unaza e Re, Yzberisht, Ish – fusha e Aviacionit, Zogu i Zi, Don Bosko, ish stacioni i Trenit, Rruga e Barrikadave, 21 dhjetori, zona midis shkollës “Sami Frashëri”, rrugës “Hoxha Tahsim” , ish – Blloku, si dhe tregu elektrik.
Kosha me mbetje të mbushur plot gjatë paradites tek Kompleksi Dinamo.
Dhe pamja që ofrohet është thuajse e njëjtë: kosha mbeturinash të mbushura dingas gjatë të gjithë kohës. Pamje kjo krejt ndryshe nga premtimet e kreut të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili sfidonte edhe kryeqytetet evropiane kur deklaron se “ndryshe nga shumë kryeqytete të Europës, që mbetjet i mbledhin edhe njëherë në javë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të rrisë nga 3 herë në 5 herë në ditë mbledhjen e plehrave në çdo lagje të kryeqytetit”.
Por krejt ndryshe paraqitet situata nga vëzhgimi i realizuar në terren. Thuajse në çdo cep të rrugës apo lagjes të zë syri kosha mbeturinash të mbushur plot e përplot, jo vetëm nga mbetjet që krijojnë familjet, por edhe sepse gjatë kësaj ore shtohet edhe mbetjet që kanë krijuar marketet dhe të gjitha pikat e shitjes.
Madje në disa zona mbetjet e krijuara gjatë këtyre orëve të lëvizjes nuk i mbajnë dot koshat, pushtojnë edhe trotuaret.
Përgjithësisht janë mbetje ambalazhesh, përfshirë kuti kartoni apo edhe plastikë.
Përballë kësaj situate duket se është dorëzuar edhe Bashkia e Tiranës, e cila me sa duket kujdeset të pastrojë vetëm koshat që janë në rrugët kryesore. Në lagjet periferike koshat e mbeturinave vazhdojnë të jenë plot gjatë gjithë kohës. 12:00 deri në orën 14:00, dhe më pas u rikthyem sërish në të njëjtat rrugë në orën 18:00 deri në orën 19:30 për të parë nëse mbeturinat ishin pastruar. Ajo që konstatuam në fakt ishte se përgjatë këtij orari, një pjesë e kazanëve të mbeturinave nuk ishin pastruar, por ata ishin tejmbushur edhe më.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



