Video/ Tesla shpërthen para hotelit të Trump
https://youtu.be/pq9_zvpamUk?si=yk6Hvcqt8-VsG2MB
Një Tesla Cybertruck, e mbushur me bombola me lëndë djegëse dhe fishekzjarre, shpërtheu jashtë hotelit të presidentit Donald Trump në Las Vegas.
Për pasojë humbi jetën shoferi, si dhe u plagosën disa të tjerë.
BBC shkruan se kamioni u mor me qira në Kolorado dhe mbërriti në qytet të mërkurën në mëngjes, më pak se dy orë para shpërthimit.
I parkuar para hotelit, automjeti filloi të nxirrte tym dhe më pas shpërtheu.
Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, tha të mërkurën pasdite në rrjetin X se “e kemi konfirmuar tani se shpërthimi u shkaktua nga një sasi e madhe fishekzjarresh dhe/ose një bombë e vendosur në shtratin e kamionetës së marrë me qira dhe nuk ka lidhje me vetë makinën. E gjithë telemetria e automjetit ishte pozitive në momentin e shpërthimit”.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit nuk e kanë përjashtuar terrorizmin si një motiv të mundshëm, tha një person i njohur me këtë çështje, i cili foli me kusht që të mos identifikohej meqë nuk ka autorizim diskutojë publikisht hollësitë e hetimeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



