VIDEO/ Trazira gjatë festimeve, tifozët e River Plate përleshen me policinë
River Plate u rikthye të fitojë Kupën Libertadores pas 3 vitesh, teksa mundi në kohë shtesë rivalët e Boca Juniors në një finale jo të zakonshme të zhvilluar në “Santiago Bernabeu” të Madridit me rezultatin 3-1.
Festa ishte e gjithë tifozëve të kësaj skuadre që e shfaqen entuziazmin si në Madrid, ashtu edhe në Buenos Aires.
Tifozët që ishin në kryeqytetin spanjoll u mblodhën në Puerta del Sol për t’iu gëzuar këtij suksesi të River Plate.
Akoma më të zjarrta ishin festimet në Argjentinë, ku me mijëra tifozë u mblodhën rreth Obeliskut, sheshi ku festohen zakonisht titujt e skuadrës së River Plate.
Festimet zgjatën me orë të tëra deri në momentin kur një grup i ekzaltuar i tifozëve filluan të hidhnin shishe në drejtim të policisë që ishin të pranishëm në rrugët e Buenos Airesit për të ruajtur rendin.
Kjo e fundit reagoi duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, ndërkohë që agjentë të tjerë policie hodhën edhe ujë për të larguar tifozët nga Obelisku.
Mediat raportojnë se 3 efektivë policie u plagosën dhe më shumë se 20 persona u arrestuan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



