FOTO/ Nis protesta e opozitës, hidhet molotov në drejtim të bashkisë së Tiranës
Ka nisur me tensione protesta e opozitës, që po mbahet para bashkisë së Tiranës.
Protesta e 13-të e Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit dhe opozitës tek bashkia e Tiranës ka rritur tensionet.
Si në çdo protestë, policia ka vendosur përballë protestuesve punonjës të pajisur me skafandra e me pajisje sulmuese ndaj protestuesve.
Ndryshe nga herët e tjera, sot godina nuk është e rrethuar me gardh metalik, por vetëm me efektivë policie. Ndërkohë godina është e mbuluar me flamurin kuqezi.
Efektivët janë vendosur vetë në rresht, duke bllokuar hyrjen e bashkisë së Tiranës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



