E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Ukraina sulmon brenda në Rusi: A do e ndryshojë kjo luftën?
Lajme

VIDEO/ Ukraina sulmon brenda në Rusi: A do e ndryshojë kjo luftën?

Kremlini kërcënoi se do të largohet nga bisedimet e paqes pasi helikopterët ukrainas sulmuan një depo nafte brenda në Rusi. Pamjet tregojnë momentin kur depoja shpërthen në flakë pas sulmit me raketa S-8

Nga Jonathan Beale, BBC

Siç ju kemi raportuar, autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për kryerjen e një sulmi ajror në një depo nafte në territorin rus.

Nëse konfirmohet- dhe Ukraina nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin në Belgorod afër kufirit- do të ishte hera e parë që Ukraina fluturon në hapësirën ajrore ruse për të goditur një objektiv, duke e sjellë luftën në shtëpi në Rusi.

Pilotët e helikopterëve ukrainas kanë shumë përvojë me fluturimet e ulëta dhe të shpejta për të shmangur zbulimin nga radarët ushtarakë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

Ata kanë bërë pikërisht këtë në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore prej vitesh. E kam përjetuar dhe dëshmuar aftësinë e jashtëzakonshme të pilotëve ushtarakë ukrainas në vitin 2018- duke fluturuar pak metra mbi vijën e pemëve dhe shtyllave.

Por nëse raportimet janë të sakta- fluturimi gjatë natës, brenda në territorin rus, për të nisur një sulm ndaj një depoje karburanti të armikut, do të kërkonte guxim të jashtëzakonshëm si dhe aftësi të shkëlqyera fluturimi.

Helikopterët që fluturojnë ulët janë sërish vulnerabël ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër. Fluturimi natën do e ketë pakësuar këtë rrezik, por ai shton rrezikun e goditjes së një objekti afër tokës.

Ky sulm i supozuar nuk do e ndryshojë në mënyrë dramatike betejën. Por kjo mund të tregojë se Ukraina ia ka dalë të mbajë funksionale forcën ajrore, duke u dhënë një shtysë të madhe morale ushtrisë së vendit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.