E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO VIRALE/ Gazetarja e BBC ngre gishtin e mesit në transmetimin LIVE
Lajme

VIDEO VIRALE/ Gazetarja e BBC ngre gishtin e mesit në transmetimin LIVE

Një gjest i turpshëm i një prej prezantueseve të BBC është bërë viral në rrjetet sociale.

Prezantuesja e BBC Merjem Moshiri u shfaq duke ngritur gishtin e mesit live në transmetim. Gazetarja ngriti gishtin e mesit menjëherë pas hapjes së reportazhit, pasi siç duket nuk e kuptoi në kohë se transmetimi i drejtpërdrejtë kishte nisur.

Në videon e bërë virale, gazetarja pasi kupton gabimin ndryshon menjëherë shprehjen e fytyrës dhe nis me leximin e lajmeve duke injoruar atë që kishte ndodhur.

Me anë të një postimi në rrjetin social X, gazetarja kërkoi falje duke thënë se ajo po numëronte mbrapsht për nisjen e transmetimit, kur ngriti gishtin e mesit.

‘Unë po numëroja mbrapsht me drejtorin nga 10-0 dhe për çdo numër ishte një gisht. Kur arritëm në 1, ngrita gishtin si shaka dhe nuk e kuptova që kjo do të kapej nga kamera. Ishte një shaka private me ekipin dhe më vjen shumë keq që doli në transmetim! Nuk ishte qëllimi im që kjo të ndodhte dhe më vjen keq nëse ofendova apo mërzita dikë”.

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.