E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEOLAJM / Trump e thotë në Kongres: Shqipëria më afër armiqve tanë
Lajme

VIDEOLAJM / Trump e thotë në Kongres: Shqipëria më afër armiqve tanë

Presidenti Trump i ka konsideruar “armike të SHBA” vendet që votuan kundër qëndrimit të SHBA në OKB. Madje i ka kërkuar kongresit të nxjerrë një ligj që paratë e taksapaguesve amerikanë të mos shkojnë tek “armiqtë e SHBA”.

Presidenti Trump ka mbajtur një fjalim më Kongres, një vit pas marrjes së detyrës si President i SHBA. Në një paragraf të fjalës së tij (lexo më poshtë), Presidenti Trump analizon edhe qëndrimin e disa vendeve lidhur me vendimin e tij, të miratuar me konsensus nga Senati, për të shpallur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit.

Pjesë nga Fjala e Trump në Kongres

“Muajin e kaluar kam ndërmarrë gjithashtu një veprim të aprovuar unanimisht nga Senati i SHBA vetëm disa muaj më parë. Më pas, dhjetëra vende votuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kundër të drejtës sovrane të Amerikës për të marrë këtë vendim.

Në 2016, taksapaguesit amerikanë me bujari i dërguan këtyre vendeve më shumë se 20 miliardë në ndihmë. Kjo është arsyeja pse sonte po i kërkoj Kongresit të miratojë legjislacionin për të siguruar që dollarët amerikanë të ndihmës së huaj t’u shërbejnë gjithmonë interesave amerikane dhe të shkojnë vetëm tek miqtë e Amerikës, e jo armiqtë e Amerikës.” /360grade.al 


 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.