E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vidhet një shishe vodka ruse/ Nuk do ta besoni vlerën marramendëse të saj
Lajme

Vidhet një shishe vodka ruse/ Nuk do ta besoni vlerën marramendëse të saj

Një vjedhje jo e zakonshme ka ndodhur në Danimarkë, ku një hajdut ka hyrë sot në një lokal duke vjedhur një shishe vodka, por që vlera e saj nuk ishte e zakonshme.

Shishja e vjedhur kushtonte plot 1.3 milionë dollarë, dhe ishte e krijuar nga tre kilogramë ari dhe tre të tjerë argjend.

Për këtë ngjarje, pronari ka bërë denoncimin në policinë daneze ndërsa thotë:

“Atë shishe e kam siguruar nga fabrika Dartz, e cila krijon veturat dhe vodkat më të shtrenjta. Ajo ka qenë pjesë e koleksionit tim për gjashtë muaj, mirëpo jo më”, -njofton Rel.

“Natyrisht jam shumë i shqetësuar. Ajo ka qenë kremi mbi tortë në koleksionin tim. Nga 1,200 shishet që posedoj, ajo ka qenë shumë e veçantë për mua”, ka thënë Ingberg.

Shishja e vjedhur ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm nga vlera e saj marramendëse, por edhe sepse është publikuar në serinë televizive amerikane “House of Cards”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.