E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vidio virale e Erdoganit!
Lajme

Vidio virale e Erdoganit!

 I mituri nuk i puthi dorën, Erdogan godet me shuplakë një djalë të vogël. Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Një video e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ai godet me shuplakë një djali të vogël, i cili nuk i puthi dorën.

erdogan1

Incidenti, sipas mediave të huaja ndodhi gjatë një ceremonie hapjeje për shtëpitë e rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes, ku Erdogan u dorëzoi pronarëve çelësat e banesave.

Dy fëmijë të një familjeje dolën në skenë para prindërve të tyre, dhe teksa Erdogan u zgjati dorën fëmijëve për t’i puthur dorën, djali i vogël ndaloi për disa sekonda dhe nuk ia puthi dorën, e më pas presidenti e goditi me shuplakë.

Siç shihet edhe në video, i mituri më pas i puthi dorën, ndërsa presidenti i Turqisë i ka dhënë para djalit tjetër të familjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.