E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vijojnë bombardimet në Donetsk, zyrtari i rajonit: Tre nga viktimat u vranë duke pirë ujë
Lajme

Vijojnë bombardimet në Donetsk, zyrtari i rajonit: Tre nga viktimat u vranë duke pirë ujë

Të paktën nëntë civilë janë vrarë nga bombardimet ruse në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore këtë mëngjes. Lajmin e ka konfirmuar guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko, ne Telegram, shkruan BBC.

Të paktën tre civilë ishin vrarë gjatë një bombardimi ajror të qytetit Avdiivka, shkroi Kyrylenko në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Tre të tjerë u vranë duke pirë ujë në qytetin Vuhledar dhe tre u vranë në granatimet e qytetit të Lyman, shtoi ai.

Zonat e tjera të Donetskut ishin nën bombardime të vazhdueshme dhe autoritetet rajonale po përpiqeshin të evakuonin civilët nga zonat e vijës së parë, tha më herët zyra e presidentit ukrainas.

Lajmi vjen pasi SHBA paralajmëroi Rusinë për planet e saj të “aneksimit” zyrtarisht të rajoneve Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.