E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vijojnë shifrat e larta të viktimave në Britani dhe Itali
Publik News

Vijojnë shifrat e larta të viktimave në Britani dhe Itali

Britania e Madhe vazhdon të raportojë shifra të larta për sa i përket numrit të të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 439 persona, duke e çuar në 5373 numrin total të viktimave.

Gjithashtu janë regjistruar 3802 raste të reja në 24 orët e fundit, me një numër total prej 51.608 të infektuarish.

Në vendin ishullor, janë shëruar gjithsej 135 persona ndërsa 1559 ndodhen në gjendje të rënda.

Vdesin 636 persona me koronavirus në Itali, mbi 3.500 raste të reja në 24 orët e fundit

Vdesin 636 persona me koronavirus në Itali, mbi 3.500 raste të reja në 24 orët e fundit (SHIFRAT)

 

Brenda 24 orëve të fundit, 636 persona kanë humbur jetë si pasojë e komplikacioneve nga sëmundja e Covid-19 në Itali.

Autoritetet italiane raportojnë se gjatë ditës së fundit janë regjistruar edhe 3,599 raste të reja. Numri total i të prekurve nga fillimi i pandemisë, është 132,547, duke llogaritur këtu edhe jetët e humbura si dhe të shëruarit.

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Itali shkon në 16,523.

Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,022 persona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.