VJEDHJA E MADHE në inceneratorit të Qarkut të Tiranës
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ashtu siç kishte paralajmëruar ka publikuar dokumentet sipas saj të faktuara për qeverinë e Edi Ramës.
” Ashtu siç kam deklaruar dy ditë më parë, do të paraqes sot të vërtetat tronditëse, të dokumentuara, se si ministra, shtetarë dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit kanë kryer vjedhjen më të madhe të dokumentuar në 100 vite shtet. Përpara pak ditësh jam vendosur në dijeni të disa fakteve shokuese për aferën korruptive të inceneratorëve, më saktë të inceneratorit të Qarkut të Tiranës.
Me përgjegjësinë për të thënë të vërtetën dhe me bindjen e palëkundur timen që LSI ka zero tolerancë ndaj çdo afere korruptive, ka zero tolerancë ndaj çdo bashkëpunimi të institucioneve shtetërore me grupet mafioze.
Ka zero tolerancë ndaj çdo grabitjeje që u bëhet xhepave të shqiptarëve. Prandaj jam sot këtu, me personin tim fizik, për të denoncuar këtë aferë, bazuar e tëra në dokumente shtetërore, me firmë dhe me vulë, me korrespondencë ligjore, haptas, qartas, sesi shkelen totalisht ligjet e shtetit shqiptar, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por më e rënda është se si tallen me shqiptarët dhe taksat e tyre, të cilët në mjerim vazhdojnë t’i paguajnë çdo ditë.
Jam këtu sot për të denoncuar këtë aferë bazuar në dokumente, me firmë dhe me vulë haptas qartazi se si shkelet kushtetuara, lidhi por më e rënda se si tallen me shqiptarët. Unë sot do t’ia drejtoj SPAK dhe shpresoj që identitetin dhe dinjitetin e këtij institucioni ta shikojmë në vazhdim. Qeveria e Edi Ramës që bashkëpunim me grupe mafioze i bëjnë dëm buxhetit të shtetit.
Çdo dokument është i faktuar që e kanë kapur shah mat Edi Ramën dhe qeverisjen e tij”,- tha Kryemadhi.
Me tej ajo ka treguar hap pas hapi, sipas saj skandalin e qeverisjes së Ramës.
Pritet deri në përfundim të deklaratës që ajo të thotë dëmin që shteti i ka bërë qytetarëve përmes kësaj skeme korrupsioni.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



