E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjen reagimi i parë zyrtar nga SHBA për çështjen Balluku
Lajme

Vjen reagimi i parë zyrtar nga SHBA për çështjen Balluku

Pavarësia e drejtësisë është thelbësore

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për herë të parë lidhur me marrjen si të pandehur të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO më 20 nëntor. Në një reagim të dhënë për median Ambasada nënvizon se nuk komenton çështje që janë në proces hetimi, por thekson qartë rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA–Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Ambasadës Amerikane.

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej vitesh reformën në drejtësi dhe institucionet e saj, duke vlerësuar dhe asistuar në mënyrë të vazhdueshme SPAK dhe strukturat e reja antikorrupsion.

Çfarë pritet më tej?

Çështja e Ballukut është dërguar nga qeveria në Gjykatën Kushtetuese, ku më 12 dhjetor pritet të vendoset nëse ankimi për pezullimin do të kalojë ose jo për shqyrtim të plotë. Nga ana tjetër, opozita akuzon kryeministrin Edi Rama për presion ndaj drejtësisë dhe e ka kërkuar në interpelancë në Kuvend. Rama, në reagim publik, është shprehur se çështja është dërguar në Kushtetuese për të shmangur “precedentin e rrezikshëm” të pezullimeve politike.

Belinda Balluku është marrë e pandehur për procedurat e tenderit të tunelit të Llogorasë dhe ndodhet nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. SPAK po heton edhe disa procedura të tjera prokurimi, ku dyshohet se fituesit e tenderëve janë paracaktuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.