Vllaznia triumfon në SHKODËR kundër boshnjakëve
Mrekulli në Shkodër! Vllaznia bën përmbysjen e madhe ndaj Shiroki Brijeg, duke triumfuar me rezultatin 3-0 në “Loro Boriçi”! Një fitore e merituar e kuqebluve, që i dërgon në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku do të përballen me qipriotët e AEL Limasolit.
Adili tha që mrekullia është mes nesh dhe do t’i kalojmë boshnjakët edhe nëse marrin sërish arbitrin rus që na dëmtoi në ndeshjen e parë…
Dhe shkodranët e mbajtën fjalën. Fituan 3-0 kundër Shiroki Brijeg dhe kalojnë të turin e dytë të Ligës së Konferencës. Magji të tilla i dhuron vetëm Vllaznia, sepse për hir të së vërtetës, humbja 3-1 linte pak shpresa, aq më tepër që edhe trajnerin e tyre, gjeneralin e kësaj skuadre, Tomas Brdariç nuk e kishin në stol, pasi ishte i dënuar nga ndeshja e parë.
FT: VLLAZNIA-SHIROKI BRIJEG 3-0
Gjurgjeviç 46′, 78′ Imami 62′
KOMENTI LIVE:
90′ Akordohen 4 minuta shtesë!
83′ Largohet edhe autori i 2 golave Gjurgjeviç, në vendin e tij Dilaver.
82′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Bulatoviç, në vendin e tij Fangaj.
78′ GOOOOL VLLAZNIA 3-0/ Aksion fantastik i shkodranëve, pas asistit të Çobës, Gjurgjeviç, godit saktë, duke shënuar golin e tretë! Festa e gjitha e shkodranëve! Përmbysje e çmendur!
73′ I sapofutur në lojë, Latifi flirton me golin e tretë, pas një lëvizje me klas brenda zonës, ka provuar të shënojë, por pa sukses.
72′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha Ardit Hoxhaj, në vendin e tij Liridon Latifi.
70′ Minuta fantastike për shkodranët, që janë hedhur në sulm në kërkim të golit të tretë që do të sillte kualifikimin.
67′ Dy zëvendësime te Shiroki, largohen nga fusha Ikiç dhe Vujinoviç, në vend të tyre Kolega dhe Lukiç.
62′ GOOOOOL VLLAZNIA 2-0/ Çmenden në festë shkodranët! Eni Imami realizon golin e dytë! Devijim i saktë i mbrojtësit kryeqytetas, pas tentativës së Jonuzit. Imami ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të heqjes së fanellës.
52′ Vllaznia është hedhur përpara në kërkim të golit të dytë! Minuta mjaft të mira për shkodranët.
49′ Kaos në Shkodër. Tifozët festojnë me shpërthime fishekzjarrësh, arbitri suedez ndërpret për disa minuta ndeshjen!
46′ GOOOOOL VLLAZNIA 1-0/ Mjaftojnë vetëm 31 sekonda nga fillimi i pjesës së dytë. Gjurgjeviç gjen rrugën e rrjetës, pas asistit të Gurishtës!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



