E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlora, mos shko kaq larg me përndjekjen e një  gazetari!
Lajme

Vlora, mos shko kaq larg me përndjekjen e një gazetari!

Vërtet kaq gjykim fëminor ka Vlora sa ti duket vetja e pushtetshme pasi ka përgjuar prokurorë të SPAK me urdhër të Ramës?  Vërtet mendon Vlora se me videot intime të këtyre prokurorëve, të siguruara prej saj e me të cilat Rama mban nën presion drejtësinë, është bërë e paprekshme?

Vlora, mos shko kaq larg!

Vlora Hyseni /

Kishte kohë pa u dëgjuar në Tiranë, përndjekja e një gazetari, me hafije të Shërbimit Informativ, të fshehur pas cepit të pallatit. Sikur të mos mjaftonin kriminelët e lidhur me pushtetin, që sa herë u demaskon vjedhjet e u nxjerr të palarat, çojnë fjalë me “trima” për të të mbyllur gojën, kanë filluar të marrin frymë pas cepit të pallatit dhe hijeve të errëta, gjallesa të dala dhe urdhëruara nga degë famëkeqe të të njëjtit pushtet.

Vlora Hyseni, i ka hyrë një rruge pa krye.

Sikur të mos i mjaftojnë bëmat për të cilat është njohur ndërkombëtarisht ka shkelur një kufi që, me zor të madh, por kishte kohë që nuk ishte shkelur.

Vlora përndjek!

Vlora përgjon!

Vlora vë njerëz, hafije, që ti vijnë mbrapa një gazetari!

Me urdhër të kujt? Pse?

Kujt po i shërben me këtë, kjo grua e ardhur nga hiçi në krye të Shërbimit Informativ Shqiptar, me të shkuar të dyshimtë dhe të tashme të ngatërruar si mos më keq?

Vlora Hyseni: E pushuar nga puna në Kosovë me ceremoni, për veprimtari të dyshimtë; me lidhje të dyshimta me njerëzit që e katapultuan në pushtet në Kosovë: me lidhje të dyshimta me njerëzit që e paketuan dhe e sollën në Tiranë: ushtare e vogël e Perandorisë i ka vënë mbi shpinë një gazetari, hafije. Nga ata të ngjashmit me kohën e Enverit.

Çfarë mendon se po bën kjo grua?

A thua kështu mendon të mbulojë marrëdhëniet e saj të dyshimta me njerëz të papërshtatshëm për pozicionin e saj?

Apo mos ndoshta, Vlora kujton se ndërkombëtarët dhe media nuk janë në dijeni për ato “lëvizjet e fshehta” në periferi të Tiranës.

Vërtet kaq gjykim fëminor ka Vlora sa ti duket vetja e pushtetshme pasi ka përgjuar prokurorë të SPAK me urdhër të Ramës?  Vërtet mendon Vlora se me videot intime të këtyre prokurorëve, të siguruara prej saj e me të cilat Rama mban nën presion drejtësinë, është bërë e paprekshme?

Vlora Hyseni ka shkelur një prag të ndaluar për të. E ardhur si një atentat i Edi Ramës për një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë kombëtare, kjo vajzë e Kosovës ka shkuar shumë larg. Sot ajo i jep të drejtë të përndjekë me punonjësit e SHISH gazetarët. Ti ruajë, përgjojë, shoqërojë, fotografojë, mbikëqyrë….

Pse?

Sot do të themi vetëm kaq me besimin se Vlorës do ti kenë mbetur dy pare mend e do të reflektojë.

Media është e lirë, Vlora! Ty shërbimet inteligjente të vendeve partnere ta kanë bërë gati dosjen.

Mos shko kaq larg, Vlora!/Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.