E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/Banorët e Tragjasit sot në protestë kundër projektit për ujin nga qeveria
Lajme

Vlorë/Banorët e Tragjasit sot në protestë kundër projektit për ujin nga qeveria

Banorët e fshatit Tragjas në Vlorë kanë dalë sërish në protestë këtë të shtunë, duke kundërshtuar projektin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve që ka për qëllim marrjen e burimeve të ujit të fshatit për të furnizuar resortet në bregdetin e Dhërmiut.

Punimet për këtë projekt kanë nisur, por komuniteti nuk është informuar për asnjë detaj të tij. Banorët shprehen se nuk ka pasur as tabela informuese dhe as mbledhje konsultative për të diskutuar me ta këtë zhvillim.

Më 4 mars, kur forca të shumta policie kanë ndërhyrë për të prishur një stacion pompash uji që shërbente për furnizimin me ujë të bazës së Pasha Limanit, duke prishur gjithashtu disa tubacione që furnizonin fshatin. Në përgjigje të këtyre veprimeve, banorët kanë nisur nënshkrimin e një peticioni drejtuar Ministres së Mjedisit dhe Kryeministrit, ku kërkojnë ndalimin e punimeve dhe investime për zhvillimin e fshatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.