E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VLORË/ Ishte në kërkim për vjedhje, arrestohet i riu duke udhëtuar me “Porsche” luksoz të drejtuar nga një 17-vjeçar
Lajme

VLORË/ Ishte në kërkim për vjedhje, arrestohet i riu duke udhëtuar me “Porsche” luksoz të drejtuar nga një 17-vjeçar

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë, teksa udhëtonte me një automjet tip “Porsche” të drejtuar nga një 17-vjeçar.

I riu ishte i shpallur në kërkim më herët për “vjedhje e kryer në bashkëpunim”, vepër për të cilën ishte dënuar me 7 muaj e 24 ditë burg në mungesë.

Po ashtu nisi procedimi penal edhe për 17-vjeçarin që drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonte me një automjet që drejtohej pa leje drejtimi nga një 17-vjeçar, vihet në pranga 20-vjeçari i shpallur në kërkim.

Procedohet penalisht 17-vjeçari që drejtonte automjetin tip “Porche”, në mënyrë të parregullt.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë ndaluar dhe shoqëruar dy shtetas që udhëtonin me një automjetip tip “Porche”, pasi nga verfikimet e kryera rezultoi se njëri prej tyre ishte shtetas në kërkim, ndërsa drejtuesi ishte shtetas i mitur.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Xhuljano Hodaj, 20 vjeç, banues në Vlorë (pasagjer në automjetin tip “Porche”), i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur D. Z., 17 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i automjetit tip “Porche”, pasi e drejtonte këtë automjet, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.