VLORË/ Situata alarmante nga djegia e mbetjeve në ambjent të hapur

Ermal Dredha, kryebashkiaku i sapo zgjedhur i Vlorës, ka futur në një gjendje “lufte” qytetin bregdetar. Në vendgrumbullimin e mbetjeve, bashkia vijon të vërë në punë inceneratorin e shpikur prej tyre, djegie e mbetjeve në ambjent të hapur. I tillë ishte edhe asgjësimi i planifikuar pasditën e kësaj të enjte, ku një zjarr i madh përfshiu vendgrumbullimin.
Sipas raportimeve të fundit, situata ka dalë jashtë kontrollit pasi flakët janë përhapur në një perimetër të madh. Shpërthimet e gazit metan kanë bërë që flakët të jenë më të dendura, duke shkaktuar një gjendje katastrofale si asnjëherë më parë. Herë pas here dëgjohen shpërthime të gazit në fushë, dhe flakët e ndihmuar nga era po përhapen me shpejtësi.
Në vendngjarje raportohet për afro 4 mjete zjarrëfikse dhe dy teknologjiket e larjes së rrugëve, por situata duket e vështirë për t’u vënë nën kontroll. Vlora turistike sapo dëshmoi që keqqeveriset prej vitesh dhe do të vijojë në këtë gjendje, përsakohë propaganda mbizotëron karshi gjetjes së një zgjidhje për grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



