E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Voltana Ademi shkarkohet nga drejtimi i Shoqatēs së Bashkive
Publik News

Voltana Ademi shkarkohet nga drejtimi i Shoqatēs së Bashkive

Shkarkohet Voltana Ademi, Pjerin Ndreu zgjidhet kryetar i Shoqatës së Bashkive. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, ku nënkryetar u zgjodhën Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli.

“Në Asamble marrin pjesë kryetarët e bashkive, zgjodhëm ekipin drejtues të shoqatës e cila kishte dy vite që nuk mblidhej dhe nuk funksiononte. Kërkuam mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë, u zgjodh kryesia e përbërë nga tre vetë, unë u zgjodha kryetar. Ne nuk merremi me fantazira, në shoqata aderojnë bashkitë dhe jo kryetarët, nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit, nuk kanë të bëjë emrat” u shpreh Ndreu.

Pas një mocioni ndaj kryetares së kësaj shoqate, Voltana Ademi. Përfaqësuesit e majtë në pushtetin lokal e shkarkuan Ademin nga drejtii i kësaj shoqate. Ajo nuk ishte e pranishme ne  mbledhje. Me heret ajo i ka dërguar një letër dytë ambasadave të akredituara në vendin tonë, duke i nxjerrë edhe emrat e personave që duan ta shkarkojnë.

“Në emailin e shpërndarë thuhet se: …me porosi të z. Pjerin Ndreu po ju dërgojmë këtë e mail në lidhje me mbledhjen e Komitetit Drejtues për të organizuar Asamblenë e jashtëzakonshme të Shoqatës së Bashkive. Qëllimi i kërkesës për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme është për mbrojtjen e interesave të Shoqatës gjatë përfaqësimit të saj në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019…..”, thotë Ademi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.