E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Von der Leyen paralajmërim kundër mbylljes së kufijve
Publik News

Von der Leyen paralajmërim kundër mbylljes së kufijve

Komisioni Europian po merr masa për të përballuar koornavirusin, duke ofruar fleksibilitet për vendet anëtare.

w1240-p16x9-ursula-von-der-leyen-160719_0Presidentja Ursula von der Leyen, tha se “Duhet të marrim vendimet e duhura dhe kurajoze në të gjitha nivelet që shoku i shkaktuar nga koronavirusi të mos krijojë dëme të përhershme në ekonomitë tona. Vendet anetare duhet të ndjehen të lira të miratojnë masa mbështetëse për sektorët publikë më të prekur dhe për njerëzit. Do të lejojmë fleksibilitetin maksimal në paktin e stabilitetit dhe ndihmat për shtetet”.

Ajo i është referuar specifikisht Italisë: “Jemi absolutisht gati për të ndihmuar Italinë  me gjithçka që ka nevojë. Në këtë moment është e goditur rëndë nga virusi, do të mbështesim gjithçka për të cilën ka nevojë dhe gjithçka që do të kërkojë. Mund t’i vijë radha një tjetër vendi anëtar”, tha von der Leyen. Ajo ka paraqitur masat që do të marrë BE-ja për të përballuar emergjencën e shkaktuar nga koronavirusi.

Presidentja ka paralajëmruar kundër mbylljes së njëanshme të kufijve nga ana e vendeve të BE. “Disa kontrolle mund të justifikohen, por mbyllja e kufirit nuk shihet si masë efikase as nga OBSH dhe mund të ketë ndikim social dhe ekonomik të konsiderueshëm”, tha ajo.

Duke paralajmëruar se edhe vendet europiane që nuk janë shumë të prekura duhet të ndërhyjnë, Von der Leyen shpjegoi se BE po punon për furnizimin e përshtatshëm të pajisjeve mjekësore të nevojshme. Ajo shtoi se tregu i përbashkët duhet të funksionojë  dhe se nevojitete solidaritet mes vendeve anëtare.

Komunikata e Komisionit të BE-së për fleksibilitetin e Paktit shpjegon se “Komisioni i BE-së është i gatshëm t’i propozojë Këshillit të aktivizojë klauzolën e krizës për të akomoduar mbështetje më të përgjithshme fiskale. Kjo klauzolë, në bashkëpunim me Këshillin, do të pezullojë rregullimet buxhetore të rekomanduara nga Këshilli në rast të një recesioni të rëndë në zonën e euros dhe BE”.

Nënkryetari i Komisionit, Valdis Dombrovskis shpjegoi se shpenzimet e bëra për të luftuar koronavirusin mund të ndahen nga deficiti strukturor. “Unë nuk do të flas për stimul fiskal, por për përgjigjen ndaj krizës aktuale: ne përdorim fleksibilitet për t’i lejuar Shteteve të financojnë urgjencën shëndetësore, të mbështesin bizneset dhe njerëzit e prekur nga pasojat ekonomike të krizës së koronavirusit. Në këtë kuptim është një stimul, por detyra jonë tani është të përballemi me urgjencën. Ne nuk po e pezullojmë Paktin e Stabilitetit, por jemi duke përdorur të gjithë fleksibilitetin e natyrshëm në pakt. Shpresojmë të jetë një tronditje e përkohshme. Kompanive duhet t’u jepet likuiditet, veçanërisht NVM. Tronditja e përkohshme duhet të parandalohet që të zgjasë. Ne nuk duhet të humbim fleksibilitetin e prodhimit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.