E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, avokatja rrëfen momentet e tmerrit
Flash

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, avokatja rrëfen momentet e tmerrit

Avokatja Brunilda Lika ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit, duke e cilësuar ngjarjen si tronditëse dhe alarmante për sistemin e drejtësisë.

E pranishme në momentin kur ndodhi atentati, Lika tha për mediat se atmosfera në gjykatë ishte e mbushur me panik dhe frikë.

“Isha e pranishme në Gjykatën e Apelit. Të humbasë një gjyqtar jetën teksa jep një vendim për Republikën e Shqipërisë, është akt i paprecedentë. Pash trembjen që ndodhi në ambiente te gjykatës. U grumbulluan në një hapësirë ku ne avokatët mblidhemi. Nuk pash asgjë pasi gjendja ishte tronditëse. Kur u bë kjo gjë, na kap paniku. Është akt i paprecedentë, vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit. Nuk pash asgjë, pasi nuk isha e pranishme në ambientin e sallës.”, tha avokatja,” u shpreh ajo.

Sipas saj, ky është një sinjal i fortë për të rishikuar masat e sigurisë në të gjitha institucionet e drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.