Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, si e paralajmëroi ish-deputeti ekzekutimin
Më 17 shtator, në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, paralajmëroi me fjalë të forta rrezikun për sigurinë e njerëzve të drejtësisë në Shqipëri. Ai theksoi se “në kushte të tilla, larg qoftë humbja e një jete të një prokurori apo gjyqtari, është e pamundur të mos ndodhë”, duke shtuar se “i ka vra politika, krimi i organizuar”.
Këto fjalë fatkeqësisht u bënë realitet të hënën, kur brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja, një ngjarje që tronditi opinionin publik.
Në ngjarjen tragjike, përveç gjyqtarit Kalaja, mbetën të plagosur edhe dy qytetarë, babë e bir, të cilët u qëlluan nga autori i dyshuar, 30-vjeçari Elvis Shkëmbi. Sipas policisë, ai qëlloi me armë zjarri ndaj gjyqtarit dhe ndaj palës tjetër në proces, Rakip dhe Ervis Kurtaj, 65 dhe 45 vjeç.
Astrit Kalaja ishte pjesë e sistemit gjyqësor për më shumë se 12 vjet dhe në dhjetor 2019 u konfirmua në detyrë pas procesit të vetingut, duke u vlerësuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kualifikimit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40 në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ka ngritur shqetësime të thella për sigurinë e drejtësisë dhe situatën e tensionuar që po përjeton vendi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



