E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e vajzës nga Ukraina,Trump kërkon dënimin me vdekje
Lajme

Vrasja e vajzës nga Ukraina,Trump kërkon dënimin me vdekje

Një krim i rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një vajzë 23-vjeçare ukrainase, e arratisur nga lufta në vendin e saj për të kërkuar siguri në SHBA, është vrarë brutalisht në Karolinën e Veriut.

Viktima, Iryna Zarutska, u godit për vdekje nga DeCarlos Brown, ndërsa ndodhej ulur përballë tij. Ngjarja ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik amerikan dhe ndërkombëtar.

Presidenti Donald Trump reagoi menjëherë përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, ku kërkoi dënim maksimal për autorin e krimit:

“Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase, e cila erdhi në Amerikë duke kërkuar paqe dhe siguri, duhet të marrë dënimin me vdekje! Nuk ka zgjidhje tjetër.”

Deklarata e Trump-it ka ndezur debatin mbi dënimin kapital në SHBA, duke rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e sigurisë për refugjatët dhe emigrantët që kërkojnë strehë në vendin e lirisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.