Vrasja në Berat, shoku i viktimës:Kur erdha unë çdo gjë kishte mbaruar…
Mes të tjerash shoku i viktimës tha se nuk ishte në dijeni nëse kishte pasur ndonjë konflikt me autorin e dyshuar të ngjarjes, Vangjel Polovinën.
“Kur erdha unë çdo gjë kishte mbaruar. Unë erdha në dashamirësi. Erdha se e kam shok këtë që u vra, Ajetin. Mbrëmë ishte tek unë hëngri bukë. Nuk di gjë për lidhjen e tyre, njihja vetëm Ajetin (Qan) E pata mbrëmë në shtëpi, hëngri bukë me çunat e mi (qan) ishte një njeri shumë i mirë. Kjo që ndodhi, ndodhi.”, tha i moshuari.
Ndërkohë, një tjetër banor i fshatit Goraj tha se kishte dëgjuar që autori kishte shkrepur një karikator në drejtim të 41-vjeçarit.
“Më thanë se ishte derdhur një karikator i tërë”, kështu më thanë thotë një tjetër banor i kësaj zone që ndodhet në vendngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



