Vrasja në Rrëshen, 60-vjeçari u qëllua mes turmës me njerëz, autori dyshohet vrasës profesionist
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rrëshenin mëngjesin e sotëm, pasi një person është vrarë me armë zjarri në qendër të qytetit.
Martin Bardhi u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, ndërsa mësohet se atentatorët kanë hapur zjarr ndaj turmës ku ndodhej viktima, por pa dëmtuar njerëz të tjerë.
Sakaq, dyshohet se autori ose autorët e vrasjes janë vrasës profesionistë, ndërsa u raportua se këta të fundit janë larguar nga vendngjarja me një automjet fuoristradë, tip “Jeep”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



