Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur i vrarë 44- vjeçari Artan Myrtaj.
Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtar.
Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se janë dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra.
Sipas të dhënave paraprake, Myrtaj është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i vdekur në vend.
Artan Myrtaj rezulton të jetë arrestuar në vitin 2025, pasi ishte proceduar për përkrahje të autorit, në lidhje me një rast plagosjeje të ndodhur në Sarandë.
Ngjarja lidhet me plagosjen e dyfishtë të 17 korrikut 2025, ku autor i dyshuar ishte Ramadan Zoto.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



