E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau dy motrat në `Astir`,  autori tregon përpara hetuesve motivin: E bëra sepse…
Publik News

Vrau dy motrat në `Astir`, autori tregon përpara hetuesve motivin: E bëra sepse…

Ka nisur marrja në pyetje e Përparim Ademit, autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e Astirit. Sipas burimeve policore ai që në fillim të rrëfimit ka deklaruar se  ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Gjithashtu ai ka deklaruar përpara oficerëve të policisë, se do të vetë-dorëzohej në polici.

“Vrasjen e kam bërë për motive xhelozie, dyshoja se Zhaneta më tradhtonte, u nisa për tu vetë-dorëzuar në polici”, ka thënë ai.

Ndër të tjera mësohet se në vendin e ngjarjes kanë qenë fëmijët e  Zhaneta Metanit, 15 dhe 16 vjeç.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur në banesë, ku Ademi ka vrarë me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. Viktimat e kësaj ngjarje janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, rreth 40 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.