E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau gruan në Itali, shqiptari vuante nga depresioni
Lajme

Vrau gruan në Itali, shqiptari vuante nga depresioni

Vrasja e 24-vjeçares shqiptare, Eleonora Toci nga bashkëshorti i saj Lulzim Toci ka tronditur Italinë dhe të gjithë komunitetin shqiptar që jeton atje, por jo vetëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në San Felice a Cancello, në zonën e Caserta dhe dëshmitarë ishin fëmijët e tyre 4 dhe 6-vjeç.

Edhe pse në mediat italiane shkak i ngjarjes është raportuar një debat mes çiftit, e vërteta duket se është krejt ndryshe.

Një i afërm i familjes shqiptare ka treguar për median se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të depresionit që 30-vjeçari po përjetonte. Ai thotë se Lulzimi prej 3 ditësh nuk ishte mirë dhe të hënën ishte dërguar në spital, ku ishte mbajtur deri në orën 3.

Dje, që ishte e martë, Lulzimi nuk kishte shkuar në punë, kishte bërë blerje me bashkëshorten dhe fëmijët, ndërsa për sot i kishte treguar mikut të tij se do të shkonte në punë pasi ishte më mirë. Por në mesnatë, rreth orës 03:20 ai ka pësuar një krizë dhe ka debatuar me bashkëshorten dhe e ka mbytur në krevat.

Pas kësaj ai ka shkuar te vëllai i tij dhe në gjendje të rënduar nuk ka treguar asgjë për krimin e kryer. Vëllai i tij duke dyshuar te kjo sjellje ka telefonuar kunatën, por në telefon është përgjigjur djali 6-vjeç i cili duke qarë ka treguar atë që kishte bërë babai.

Kur ka shkuar vëllai në shtëpi, ka telefonuar menjëherë policinë dhe për momentin dy djemtë e mitur të çiftit po qëndrojnë me të.

Miku i Lulzimit thotë se çifti nuk kishin asnjë problem, ai punonte por 3 ditët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni dhe nuk ishte mirë.

Mesazhi i tij:

Lulzimi ka tre dit qe sishte mir,te henen ne darke e ka sjell vellai im ne spital deri ne oren 3 dhe dje ska shkuar ne pun, ne dark e thira ne telefon me tha qe ishte me mir dhe se do shkonte ne pun sot, ne oren 03:20 sot ka shkuar te vellaj jo te tezja se skan teze ketu.. dhe vellaj i ka then cfar ka ndodh asgje i ka then, por vellaj e ka kuptuar se dicka ka ber dhe ka marr ne numer te kunates dhe esht pergjigjur djali 6 vjec dhe i ka shife cfar ka ber babi duke qar 😢😢💔💔por e gjitha ka ndodhur ne tre dit nga depresioni ska pas asnji ngadres familjare dje i kan par bashk duke ber furnizim..…😢😢😢e njohim se jetojm afer

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.