E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau kunatën, Tefiku: Nuk më bëri drekën dhe me thoshte impotent
Lajme

Vrau kunatën, Tefiku: Nuk më bëri drekën dhe me thoshte impotent

Ditën e djeshme, 58-vjeçari Tefik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij, 44-vjeçaren Alma Qevanin. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Kusarth të Elbasanit. Tashi ka qenë gjendje të dehur kur ka kryer këtë krim, teksa janë konfliktuar me Almën pasi ajo nuk i ka hapur telefonin. Pas kësaj kanë debatuar dhe Tefiku ka marrë sëpatën dhe e ka vrarë pasi ajo i ka thënë fjalën impotent para familjarëve.

Në dëshminë e tij pas ngjarjes, Tefiku ka deklaruar se e vrau kunatën pasi ajo nuk lejonte të motrën të shkonte në shtëpinë ku jetonte me të. Sipas autorit kjo ka qenë edhe shkaku i konfliktit që përfundoi tragjikisht.

Para policisë Tashi ka deklaruar se motra e bashkëshortes e ofendonte duke i thënë “je impotent”.

“E vrava se s’më beri dreken. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë. Ajo kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën impotent”, tregoi ai.

Ndërkohë bashkëshortja e autorit të krimit, Etleva Qevani në një intervistë të dhënë për mediat ka folur për ngjarjen e rëndë. Ajo ka thënë se e gjitha nisi pasi motra e saj nuk i kishte hapur telefonin 58-vjeçarit ndaj dhe ai ka ndërmarrë hapin ekstrem.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.